Përkujtohet Holokausti, Bushati: Shqiptarët kontribut për strehimin e hebrenjëve
Sot në mbarë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Me këtë rast në ministrin e jashtme është organizuar një ceremoni përkujtimore ku kanë marrë pjesë edhe personalite të ndryshme. Në fjalën e tij, ministri i jashtëm Ditmir Bushati vlerësoi kontributin e shqiptarëve në strehimin e hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.Ndërkohë me rastin e "Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit", Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar hapin ekspozitën e përkohshme kushtuar ndihmesës që dha populli dhe autoritetet zyrtare shqiptare në mbrojtje të popullsisë hebreje gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Kjo ekspozitë është njëkohësisht një nderim kushtuar jetës njerëzore dhe viktimave të pafajshme.