Zbardhet skema e zgjedhjeve në PD, kthehen të larguarit, drejtues të rinj në qarqe

Udhezimi i Partise Demokratike per riorganizmin dhe ripertititjen e bazes, jo vetem eshte nje risi per kete force politike, por dhe instrument per te rikthyer kontributin e shumë figurave, te cilet mbeten jashte parlamentit ne 2013.Do të jenë 40 kordinatorë që do të drejtojnë grupet e punës në bazë, ku ne liste jane ish-deputetë, drejtues te larte te Partise Demokratike, por dhe persona me eksperience ne organizim. Kordinatoret do te operojne ne zonat ku nuk kane pasur projekte politike te meparshme, menyre kjo per te shmangur nderhyrjet dhe per te qene sa me objektiv.Fabardh Kadilli, ish-deputet ne qarkun e Korçes, tani kordinator per Lushnjen , thekson se proçesi i analizes ne PD, nuk duhet te jete gjueti ndaj individeve, por proçes maturimi qe mundeson ringritjen.Udhezimi parashikon qe proçesi tashme i nisur te marre vulen perfundimtare me 28 shkurt 2014, ku synon që të krijohet një data-base reale i anëtarëve të partisë, ku krahas gjeneraliteteve do të përfshihet edhe numri i kartës së identitetit .Ne perfundim i hapet rruga një fazë të dytë; zgjedhjes së seksioneve përmes parimit "një anëtar një votë". Ndryshe nga zgjedhja e seksioneve, kryetari i degës së partisë do të zgjidhet me votim të fshehtë nga Kuvendi i degës.