Konkursi ndërkombëtar i pikturës, nxënësi nga Berati fiton çmimin e parë në Sllovaki
Berati, një qytet me tradita në pikture, duket se do të vazhdojë të ketë emra të sukesshëm dhe në të ardhmen. Për të dytin vit, një nxënës nga Berati përzgjidhet i pari ndër 1.300 fëmijëve nga mbarë bota.Desar Mejdani është përzgjedhur nga një juri profesionistësh për grupmoshat 13-15 vjeç, duke marrë vendin e parë. Konkursi organizuar nga UNICEF këtë vit është zhvilluar në Sllovaki dhe ka mbledhur punimet në pikturë të fëmijëve nga gjithë bota.Desar Mejdani, nxënës në shkollën nëntë vjeçare "22 Tetori",eshte prezantuar me punim teme të lirë, ndërkohë që tepër i emocionuar për këtë arritje, Desari nuk resht së falenderuari mësuesin e tij të pikturës dhe familjen për suportin që i kanë dhënë në ndjekjen e ëndrrës së tij.Nga ana e drejtuesve te kesaj shkolle, Desari cilesohet si një ndër vlerat e shumta të ketij institucioni arsimor me tradita te shumta nder vite.