Ndërtimet në bregdetin e Vlorës, vijon aksioni i INUK në plazhin e Dhërmiut

160 objekte kane rezultuar si te paligjshne ne bregdetin e Dhermiut, duke perfshire nga ndertimet luksoze deri tek ato me te thjeshtat. INUK deri tani vetem ne kete zone ka shembur 13 objekte, ndersa ne plan jane edhe 23 te tjera te cilat do te prishen.Ne total, pergjate gjithe vijes bregdetare, INUK ka rrezuar 137 objekte, nderkohe qe aksioni do te shtrihet deri ne Butrint, te pakten keshtu eshte deklaruar nga kreret e ketij inspektoriati, por edhe kryeministri i vendit Edi rama, pak kohe me pare.Sipas informacioneve mesohet se nga vlora deri ne sarande jane 280 objekte pa leje, per te cilat eshte vendosur shembja ne menyre kategorike, ndersa jane duke u shqyrtuar ndertimet te cilat jane ne legalizim e siper dhe ato te cilat dispononje leje ndertimi.Ky aksion vjen ne kuader te ndertimit te projektit “Lungo Mare”, i cili do te shtrihet pergjate vijes bregdetare dhe pritet te ndryshoje panoramen e zones se Llogarase dhe bregdetit jonian ,e cila sot eshte kthyer ne nje kantier ndertimi ku objektet e shumta te ngritura ja kane ndryshuar teresisht pamjen qe ka patur nder vite.Aksioni i INUK pas perfundimit te krehjes se te gjithe zones do te rikthehet serish ne Vlore, ku pritet te kete nderhyrje edhe tek Pylli i Sodes, ku mendohet se objekte te shumta shumëkateshe, mund te vendosen nen fadromat e INUK.Deri ne momentin qe projekti “Lungo Mare” te hidhet ne maket, operacionet dhe aksionet e INUK po shtrihen ne shembjen e godinave ,heqjen e inerteve si dhe pastrimin e plazheve dhe zonave perrreth.