Ngjarja e rëndë në Hotolisht, banorët të shokuar, 27-vjeçari me precedentë penalë
Inçesti i shenuar ne fshatin Dardhe te komunes Hotolisht te Librazhdit ka shokuar te gjithe banoret e zones te cilet nuk gjejne fjale per ta pershkruar kete ngjarje teper te rende, ku Astrit Miska, eshte paditur nga personi qe e ka sjelle ne jete,nena e tij 54-vjeçare me inicialet S.L, per perdhunim te saj.
Mes tronditjes se madhe, 54-vjeçarja ka gjetur force te denoncoje prane policise kete rast ndoshta nga me te rrallet,i cili solli edhe arrestimin e 27-vjeçarit Miska, i cili gjate atyre minutave ferri per nenen e tij mesohet te kete qene ne gjendje te dehur.
Burime konfidenciale prane Komisariatit te policise lokale bejne me dije se akti seksual eshte kryer dhe e demtuara ka qene gjate gjithe kohes nen kercenimin e vezhdueshem te djalit te saj,i cili pavaresisht faktit se ka qene i dehur ka pranuar aktin e inçestit.
Emri i protagonistit te kesaj ngjarje nuk ka qene i panjohur per uniformat e policise, pasi ai ka qene i denuar me pare per vjedhje. 54-vjeçarja eshte nene e 8 femijeve te ardhur ne jete nga tre martesat e saj dhe prej kohesh gjendja ekonomike ka qene e e rrenuar per kete familje.Vete te afermit e kesaj familje nuk kane pranuar te prononcohen ne kamera, por kane denuar kete akt te pashembullt nderkohe qe çdo gje ja kane lene ne dore drejtesise dhe pritjes se konkluzionit perfundimtar nga mjeku ligjor, i cili eshte shprehur se e dhunuara nuk ka patur dhune fizike te shenuar ne trup.
Ky rast rregjistrohet jo shumë larg nga koha kur ne Lushnje babai do te përdhunonte dy here rresht vajzën e tij nen presionin e thikes,ngjarje per te cilen ai po perballet me drejtesine.