Ministri Panariti në Lezhë, kërkon ndërtimin e një hidrovori të ri
Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti, ka inspektuar zonat e permbytura te qarkut te Lezhes ku ka kerkuar bashkëpunimin e të gjithë banorëve me pushtetin vendor dhe bordit të kullimit.Reshjet e diteve te fundit, por edhe ato qe priten ne vijim,pritet te veshtiresojnë edhe me tej situaten, ndaj Panariti ka kerkuar marjen e masave te menjehreshme.Në komunën e Balldrenit verehet një renie e nivelit të ujit, e megjithatë fusha e Torovicës është nën ujë. Në takimin që pati me Ministrin e Bujqësise, kreu i komunës Zef Doçi bëri një panorame të përmbytjeve te cilat kane shenuar dëme të konsiderueshme për mijëra banorë prej 23 vitesh.Në këtë diskutim, Panariti mbështeti kërkesen e kreut të Komunës për ndërtimin e një Hidrovori të ri në Balldre,pasi ai aktual nuk largon dot ujin për shkak të rënies së nivelit të tokes ne kete zone.