Kina do dyfishojë investimet, interes për infrastrukturën dhe energjetikën
Kina do të jetë një ndër aktorët kryesorë në privatizimet strategjike në vendin tonë. Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve tashmë po kalon në një stad tjetër shumë më të lartë në krahasim me vitet e fundit.Ministri, Arben Ahmetaj, deklaroi se brenda këtij viti do të dyfishohet numri i kompanive kineze që operojnë në Shqipëri.Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Ye Hao, u shpreh se investitorët janë të interesuar sidomos për infrastrukturën dhe sektorin energjitik.Në Shqipëri ka mjaft kompani kineze dhe interesi ka ardhur duke u rritur. Aktualisht interesi më i madh është për infrastrukturën dhe sektorin energjitik të Shqipërisë.Në kuadrin e institucionalizimit të bashkëpunimit ekonomik me Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës u nënshkrua Marrëveshja e re e Bashkëpunimit Ekonomik e Teknik në bazë të cilës qeveria kineze jep një grant prej 1.7 milionë USD për qeverinë shqiptare. Ky fond do të përdoret për arsimin dhe për investime rajonale.