Program i depistimit të popullsisë për herë të parë, pyetësor edhe për stresin

Të gjithë personat që kanë mbushur 40 vjeç, ekzaminimin për duhanin, alkoolin, obezitetin, presionin e gjakut, gliceminë dhe për tumoret në qafën e mitrës dhe mamografitë për kancerin e gjirit do ti kryejnë falas brenda këtij viti. Limiti i moshës për bërjen e këtyre ekzaminimeve është nën 65 vjeç.Të paktën kjo pritet të realizohet në një program të Ministrisë së Shëndetësisë për një chek up të përgjithshëm shëndetësor në popullatë, i pari në llojin e tij në Shqipëri. Përveç ekzaminimeve për sëmundjet jo të transmetueshme, në këto ekzaminime edhe në pyetësor përfshihet për herë të parë testi për stresin dhe depresionin.Zv.Ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, sqaron për qytetarët që këto ekzaminime do të kryhen në qëndrat shëndetësore më të afërta, ndërsa pritet që të investohet edhe në laboratoret.Por a do të ketë kosto për qytetarët? Ku duhet të paguajnë dhe ku jo? Zv.Ministri thotë që bërja e ekzaminimeve është falas, ndërsa trajtimi i sëmundjes ka koso të cilat do të paguhen nga pacientët.Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune me ekspertë të shëndetit, të cilët drejtohen nga zv. MinistrI për të bëtë depistimin e popullatës.Protokolli i këtij programi përfundon në fund të janarit, ndërsa puna në terren pritet në nisë në shtator të këtij viti. Ata që do të përfshihen në këtë program janë 880 mijë persona.