Zgjedhjet në Maqedoni, BDI kundër

Në Maqedoni dy partitë qeverisëse, BDI-ja shqiptare dhe VMRO-në kanë filluar negociatat për kandidatin konsensual për president.Nga BDI-ja thonë se ka frymë positive për konsensus multi-etnik që do të rezultojë me president të pranueshëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Nëse dështojnë bisedimet me VMRO-në, BDI-ja do të tentojë të arrijë konsensus ndër-shqiptar.BDI-ja nuk ka përjashtuar edhe opozitën maqedonase si alternativë për një kandidat të përbashkët presidencial.Nga ana tjetër, Kryesia Qendrore e BDI-së nuk ka diskutuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Asnjë anëtar i kryesisë nuk ka kërkuar që pjesë e rendit të ditës të jenë zgjedhjet eventuale parlamentare.