Nuk do ketë devijim të Radikës, Gjiknuri: Po bëhet furtunë në një gotë uji
Duket se çdo gjë është gati për nisjen e punimeve për ndërtimin e “autostradës energjitike” Shqipëri-Kosovë. Ministri i energjisë dhe industrisë Damian Gjiknuri njoftoi në një konferencë për shtyp se ka nisur tashmë zbatimi i projektit më të rëndësishëm mes dy shteteve shqiptare.“Kontrata është nënshkruar dhe tenderimi ka përfunduar. Tani pritet vetëm disbursimi i parave dhe nisja e punimeve” është shprehur Gjiknuri.I pyetur në lidhje me devijimin e lumit Radika, Gjiknuri u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje me palën maqedonase për këtë çështje dhe çdo informacion I tillë është spekulim politik."Nuk ka asnjë marrëveshje me palën maqedonase por ka vetëm një marrëveshje kufitare për trajtimin e ujërave. Çdo gjë tjetër është spekulim. Nyuk e di se kush e nxit këtë kur edhe ministrat maqedonas thonë se nuk ka asnjë projekt të tillë por vetëm një projekt-ide. Nëse do të kishte një projekt në lidhje me ujrat, do të mbanim një qëndrim në interesin e vendit dhe sipas ligjeve ndërkombëtare” u shpreh Gjiknuri.Ndërkohë në muajin dhjetor të 2013-ës Kosova dhe Shqipëria nënshkruan kontratën për ndërtimin e “autostradës energjetike”. Ndërtimi i linjës interkonjektive 400 kV ndërmjet dy vendeve do të ofrojë ngritjen e kapaciteteve të qëndrueshme dhe do të mundësojë që të dy operatorët të punojnë bashkërisht si një sistem shpërndarës dhe do të ofrojnë përfitime të ndërsjellta për konsumatorët e të dyja vendeve.Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a., si agjencia e zbatimit të projektit, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri - Kosovë (Tiranë - Prishtinë)”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.