Vlorë, grabitet një bankë në Orikum

Grabitet filiali i një banke në Orikum. Persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në ambjentet e bankës dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 5 milionë lekë.Më pas grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet ngjyrë të bardhë me targa Tirane që dyshohet se është i vjedhur.Policia ka arritur të gjejë në pyjet e Dukatit disa orë më pas të djegur automjetin me të cilin u krye edhe grabitja.Ndërkohë policia e Vlorës ka ngritur post-blloqe në hyrje-dalje të Orikumit për të bërë të mundur kapjen e grabitësve.