Meta takime me Presidentët e PACA dhe Dhomes së Perfaqesuesve të Mbreterise së Marokut
Gjatë punimeve të Asamblese Parlamentare te Mesdheut ne Marseille, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit sot ne nje takim te vecante nga Presidenti i Rajonit Francez PACA (Provence-Alpes-Côte d'Azur), njekohesisht Zv. Kryetar i Komisionit te Jashtem te Asamblese Kombetare te Frances, Michel Vauzelle.Meta dhe Vauzelle diskutuan mbi zhvillimet ne kuader te Mesdheut dhe mbi mundesite e bashkepunimit mes Shqiperise dhe Rajonit PACA te jugut te Frances.Vauzelle, pasi shprehu vleresimin e tij per zhvillimin ekonomik e social te Shqiperise gjate viteve te fundit, vuri ne dukje se Rajoni PACA ka nje rendesi te vecante jo vetem ne France, por edhe ne Mesdhe, ne drejtim te turizmit, agro-perpunimit, peshkimit, kerkimit shkencor dhe shkembimeve studentore.Ne kete drejtim, Vauzelle shprehu vullnetin per te rritur bashkepunimin me Shqiperine, i cili do te theksonte njekohesisht dimensionin mesdhetar te saj dhe te vendeve te tjera te Ballkanit.Nga ana tjeter Meta shprehu vullnetin per intensifikimin e bashkepunimit konkret ne fusha prioritare, duke eksploruar mundesine e projekteve te perbashketa ne kuader te prioriteteve euro-mesdhetare duke theksuar se Shqiperia do te perfitonte shume nga eksperienca dhe ekspertiza e jugut te Frances.Meta e ftoi Vauzelle per nje vizite pune ne Shqiperi, ftese te cilen Presidenti i PACA e pranoi me kenaqesi.Kryeparlaemntari Meta zhvilloi nje takim te vecante edhe me Presidentin e Dhomes se Perfaqesuesve te Mbreterise se Marokut, Karim Ghellab.
Kryetari i Kuvendit shprehu vullnetin per te rritur ne nje nivel te ri marredheniet nder-parlamentare dhe shkembimet politike e ekonomike mes Shqiperise dhe Marokut, duke theksuar se Maroku perfaqeson nje vend te rendesishem per Shqiptaret, jo vetem ne planin bilateral por edhe ne kuader te Rajonit te Mesdheut. Ne kete drejtim, Meta theksoi se Shqiperia i vlereson zhvillimet dhe stabilitetin politik te Marokut duke pare mundesi te mira per nje bashkepunim te suksesshem mes dy vendeve.Gjithashtu, Kryetari i Kuvenditriperseriti kerkesen e Shqiperise ndaj Mbreterise se Marokut per njohjen e pavaresise se Kosoves, vendim qe do ti sherbente forcimit te paqes dhe stabilitetit ne Ballkan.Presidenti i Dhomes se Perfaqesuesve te Marokut Ghellab u shpreh se Maroku deshiron gjithashtu intensifikimin e kontakteve dhe bashkepunimit me Shqiperine, duke vene ne dukje njekohesisht progresin ekonomik dhe stabilitetin politik qe vazhdon te njohe Mbreteria e Marokut, e cila eshte nje shembull pozitiv stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik ne zonen e MagrebitGhellab rikonfirmoi ftesen e tij per nje vizite zyrtare te z. Meta ne Marok, ftese te cilen Kryetari i Kuvendit e pranoi me kenaqesi.