Gjosha pret delegacionin e Ombudsmanëve rajonalë të Italisë: Do përmbushim 5 prioritetet

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim delegacionin e Ombudsmanëve (Avokati i Popullit) rajonalë të Italisë.Ministrja e Integrimit Evropian, shprehu vlerësimin maksimal për rëndësinë që ka Institucioni i Avokatit të Popullit, në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, i cili është edhe një prej 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Evropian, për mbarëvajtjen e procesit të integrimit të Shqipërisë.Ministrja, gjeti rastin të falenderojë Italinë për gjithë mbështetjen që po i jep vendit tonë në rrugëtimin drejt BE-së në të gjitha fushat, duke e konsideruar me mjaft rëndësi dhe vlerë zgjerimin e bashkëpunimit.“Do doja gjithashtu t’ju bëja me dije, se Shqipëria aktualisht është në një moment mjaft të rëndësishëm dhe qeveria shqiptare po punon fort me një plan të detajuar masash në lidhje me 5 prioritetet, duke koordinuar punën hap pas hapi me të gjitha ministritë e linjës. Gjej rastin të theksoj se Avokati i Popullit është mjaft i përfshirë në këtë proces, sidomos në lidhje me prioritetin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që ka inpakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve tanë”, u shpreh ministrja Gjosha gjatë takimit. Ajo theksoi se Ministria e Integrimit Evropian i ka dyert e hapura për të thelluar bashkëpunimin institucional në të gjitha nivelet.Presidentja e Këshillit Koordinues të Ombudsmanëve Rajonalë të Italisë, znj. Lucia Franchini, falenderoi ministren Gjosha për pritjen si dhe theksoi se Memorandumi i ri i Bashkëpunimit, do të ndihmojë në shkëmbimin e eksperiencave dhe ekspertizës duke pasur si qëllim përmirësimin e jetesës së qytetarëve të dy shteteve.Ndërkaq Totozani, i cili shoqëronte delegacionin italian, e informoi Ministren në lidhje me Memorandumin e Mirëkuptimit mes Institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri dhe Këshillit Koordinues të Ombudsmanëve rajonalë të Italisë. Qëllime kryesore në këtë dokument janë përcaktuar: Përforcimi i rolit dhe funksioneve të këtyre institucioneve, ndihmesa e qytetarëve të të dy vende më administratën publike dhe bashkëpunimi mes administratës italiane dhe asaj shqiptare për të siguruar një mjedis miqësor dhe rregullator për qytetarët emigrantë, turistë, studentë, ata që janë në marrëdhënie pune dhe biznesi.Delegacion kryesohej nga Presidentja e Institutit të Ombudsmanëve të Europës (EOI), znj. Burgi Volgger, Presidentja e Këshillit Koordinues të Ombudsmanëve Rajonalë të Italisë Lucia Franchini. Anëtarë të tjerë të delegacionit ishin Ombudsmani i Rajonit të Campagna në Itali Francesco Biano, Përgjegjësi i Mediatorit Europian, z. Vittorio Gasparrini dhe Sekretari i Ombudsmanëve të Italisë Filippo Tognoni.