Kapen 450 kg kanabis në Portin e Durrësit, ndalohet maqedonasi

Policia e Portit të Durrësit gjatë mbrëmjes së të martës ka sekuestruar një sasi prej 450 kg kanabis sativa ndërsa ka arrestuar edhe transportuesin e drogës, një shtetas maqedonas.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur e fshehur në një trajler me targa KO 0343 TB dhe ST 835 TH që drejtohej nga një shtetas maqedonas,identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.Sipas policisë, droga është gjetur e shpërndarë në thasët me mineral ferrosilici që trajleri ishte duke transportuar nga Maqedonia drejt Italisë.Menjëherë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit ndërsa po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.