Reshjet e shiut, përmbytje në Lezhë e Krujë

3 500 hektarë tokë të përmbytur, 150 banesa me prezencë uji brenda ambjenteve dhe shkolla të mbyllura. Kjo është situata nga përmbytjet në Lezhë,ku situata më problematike shënohet në Zadrimë. Dalja e lumit Gjadër ka paralizuar zonën,ndërsa lëvizja e banorëve të disa fshatrave është bllokuar pasi uji ka mbuluar segmentet rrugore.Kjo situatë është cilësuar kritike edhe nga kryetari i komunës Dajç, Gjergj DociIntensiteti i reshjeve të shiut dhe rritja e nivelit të lumit Drin me 30 cm mbi pikën maksimale vlerësohet nga bordi i kullimit si shkaku kryesor i këtyre përmbytjeve.Në zonën e Zadrimës janë përmbytur 1 500 hektarë toke, po kaq edhe në Kakarriq, në bregun e Matit janë përmbytur 300 hektarë, ndërsa në Fushë Gjorm sipërfaqja e permbytur arrin në mbi 200 hektarë.Gjithashtu përmbytje ka pasur edhe në rrethin e Krujës. Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Ishëm janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetra banesa në komunën Bubq dhe në fshatrat Ilaj, Merqina dhe Mallkuç.Gjithashtu probleme nga reshjet ka pasur edhe në rrethin e Kurbinit dhe konkretisht në fshatin Gjorm dhe në zonat gjatë superstradës Mamuras-Laç.