U arratis nga burgu i Rrogozhinës, arrestohet pas 6 muajsh arrati

Pas rreth 6 muajsh kërkimesh, vihet në prangat e policisë i arratisuri nga burgu i Rrogozhinës korrikun e 2013-ës, Maksim Cenokaçi. Ndalimi i tij u bë nga forcat e policisë së Sarandës.Maksim Cenokaçi, 34 vjeç do të merrte një leje 7 ditore me 15 korrik 2013 me firmë të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, për të mos u kthyer më në qelitë e tij për vijimin e vuajtjes së dënimit.34-vjeçari është i dënuar me 22 vjet burg për vrasje me dashje dhe vjedhje me armë në bashkëpunim, ndërkohë që tashmë pas arratisjes mbi të rëndon edhe një tjetër vepër penale.