“Shpëtohet” Eurozona, akordohet fondi i ri i shpëtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2012, 11:53
Gjatë një takimi të sotëm në Luksemburg, ku u mblodhën ministrat e financave të grupit prej 17 shteteve, u lëshua Fondi i Përhershëm për Shpëtimin e Eurozonës.Mekanizmi për Stabilitet Evropian do të ketë kapacitet të plotë të kreditimit prej 500 miliardë eurosh deri në vitin 2014.Fondi do të përdoret për t`iu dhënë hua ekonomive në krizë, në këmbim të reformave fiskale dhe strukturore.Inaugurimi i tij vjen në mes të pasigurisë në rritje për të ardhmen e Greqisë në Eurozonë.Gjithashtu ekzistojnë shqetësime se Mekanizmi për Stabilitet Evropian nuk do të jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar zonën e monedhës së përbashkët.