Xhafaj: Të futet në komision ligji për dëmshpërblimin

Greva e ish-të burgosurve politikë ka qënë sërish objekt debati në komisionin e ligjeve.Partia Socialiste ka kërkuar sot përfshirjen e menjëhershme në axhendën e komisionit të ligjeve, të projektligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politik.Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka theksuar se ky projektligj ndodhet në komision që prej muajit janar dhe ende nuk është miratuar.Xhafaj gjithashtu ka kërkuar shpjegime se përse ministri i drejtësisë Eduart Halimi nuk i është përgjigjur kërkesës së PS-së për seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve.“Kemi kërkuar nga ministri Halimi të japë shpjegime për situatën e krijuar me ish-të përndjekurit politik” tha Xhafaj.Ndërkohë greva e urisë e ish-të burgosurve politik ka hyr sot në ditën e 18-të ndërsa Gjergj Ndreca, grevisti i cili tentoi dje të vetëdigjet ndodhet në QSUT, në terapi intensive.