Ish të përndjekurit, Arvizu: Duhet të jetoni për të fituar kauzën
Për të dytën herë ambasadori i SHBA-së i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka vizituar grupin e ish të përndjekurve në grevë. Vizita e ambasadorit amerikan vjen pas incidentit të sotëm me grevistin Gjergj Ndreca, i cili tentoi të vetëflijohet duke u djegur me benzinë.Gjatë takimit me grevistët ambasadori i SHBA-së u ka bërë të qartë ish të përndjekurve se i ka adresuar shqetësimet e tyre tek autoritetet qeveritare, si dhe ka kërkuar prej tyre shqyrtimin e kërkesave që ato parashtrojnë. Ashtu si në vizitën e parë edhe në këtë takim Arvizu është shprehur se kjo kauzë që ata mbrojnë, duhet të fitohet me besimin dhe duke jetuar, jo përmes flijimit. Ambasadori amerikan me pas ka shkuar edhe në QSUT, ku ka vizituar Gjergj Ndrecën.Gjergj Ndreca ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit duke u përpjekur të digjet përpara tendës ku prej 17 ditësh po zhvillohet greva e urisë. Teksa te gjithe grevistet e tjere ishin duke qendruar ne tende dhe po lexonin shtypin e dites, Ndreca eshte veçuar nga te tjeret, eshte lyer me benzine dhe ka tentuar t`i vere flaken vetes.Ndersa te gjithe mundoheshin ta pengonin, Ndreca kerkonte nje shkrepse dhe ne kete moment nje tjeter anetar i greves, Perikli Shqevi ka ndezur cakmakun.Gjithcka ka ndodhur ne harkun e pak sekondave, te cilat per pak kane rezultuar fatale per jeten e ish te denuarit politik, Gjergj Ndreca, qe eshte futur menjehere pas shuarjes se flakeve ne nje ambulance per t`u derguar ne Qendren Spitalore Universitare `Nene Tereza`, ne repartin e djegie plastikes me djegie ne gjysmen e trupit. Si pasoje e kesaj ngjarje edhe nje prej grevisteve, grevisti Llazi Koci eshte demtuar lehte nga flaket.Policia nga ana tjeter ka ndaluar shtetasin Perikli Shqevi nen akuzen e zjarrevenies se qellimshme, me pasoja te renda per jeten. Pas 17 ditesh proteste ekstreme, kjo ishte ngjarja me e rende dhe me e dhimbshme e nje greve qe pavaresisht interesit dhe solidaritetit te mjaft komponenteve te shoqerise ka ndeshur ne heshtjen e qeverise.