Plagosen 2 persona me armë zjarri, 1 në pranga, 1 në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2012, 11:10
Dy persona janë plagosur me arme zjarri në Lezhë. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Balldren të Lezhës, ku janë qëlluar me arme zjarri shtetasit Alfred Danzi, 33 vjeç dhe Fatjon Gervata, 25 vjeç. Mësohet se të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas policisë së këtij qarku, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje , dy persona janë në listën e dyshuar si autorë të plagosjes së dy të rinjve, ndërsa thekson se është bërë arrestimi i njërit prej tyre dhe po punohet për kapjen e autorit tjetër.