Memaliaj, vetëvaret emigranti, shkak depresioni

Një emigrant në Greqi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e të vëllait.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Memaliajt ku 42-vjeçari Ilirjan Shuaipi është gjetur i vetëvarur në banjo nga familjarët e tij.Sipas policisë, viktima Ilirjan Shuaipi , ishte i martuar me dy fëmijë dhe sëbashku me familjen jetonte në Greqi dhe prej katër ditësh kishte ardhur tek vëllai në Memaliaj.Viktima para se të kryente vetvarjen ka lënë dhe një letër ku shkruante shkurt se donte të largohej nga kjo jetë dhe u ka telefonuar dhe fëmijëve e bashkëshortes ku u kishte kërkuar falje për veprimin që do kryente.Ndërkohë nga eksperitza mjeko - ligjore nuk u konstatua asnjë shënjë dhune në trupin e viktimës dhe sipas hetimeve ka rezultuar se shkaku i vetvarjes ishte gjendja depresive që 42-vjeçari po kalonte kohët e fundit.