Makina përplas për vdekje 64-vjeçaren, në pranga autori

Një e moshuar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti tragjik në Patos. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku 64-vjeçarja Drita Prifti është përlasur nga një automjet me targa AA 701 EO, teksa kalonte rrugën, ku ka mbetur e plagosur rëndë.64-vjeçarja është transportuar menjëherë drejt spitalit nga drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, ku dhe ka ndërruar jetë.Ndërkaq policia e Patosit është drejtuar menjëherë drejt spitalit, ku ka bërë dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasit Shpëtim Zeneli, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.