Plagosje me armë zjarri në Shkodër, në kërkim autori

Një person është plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Hot i Ri, të komunës Rrethina, ku shtetasi Albert Shkëmbi është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka bërë dhe identifikimin e autorit të plagosjes, ku dyshohet të jetë shtetasi Agustin Nika. Blutë e Shkodrës po punojnë për kapjen e autorit, ndërsa paraprakisht bëjnë me dije se mendohet që ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.