PS: Berisha të lërë leksionet ndaj Europës, të përballet me grevistët
Partia Socialiste ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me grevën e ish të burgosurve politike dhe tentativën për vetëflijim të Gjergj Ndrecës. Në një deklaratë për shtyp, Lindita Nikolla, anëtare e kryesisë së PS e konsideroi të patolerueshme indiferencën e kryeministrit dhe qeverisë Berisha përkundrejt kësaj greve, e cila sipas saj avancoi në aktin e sotëm, të ngjashëm me protestat e dhunshme në Tunizi.Më tej Nikolla përgjegjës lidhur me këtë situate ka bërë sa politikën aq dhe shoqërinë , për kalimin e gjithë ketij realiteti në heshtje dhe indifirencë të plotë.Duke i cilësuar në harresë të plotë nga shteti, Nikolla tërhoqi vëmendjen se Berisha në vend që t`i japë leksione Europës duhet të përballet me këta njerëz, të cilët sipas saj i ka shfrytëzuar për 20 vite me radhë për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin.