Universiteti S&P Qirjazi, diplomohen 67 juristë të nivelit Barchelor
"Diplomantë të 100-vjetorit të Pavarësisë”. Kështu janë quajtur 67 juristët e sapodiplomuar në drejtim biznesi të nivelit Bachelor në Universitetin Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi. Finalizimi me sukses i 3-viteve mund dhe studim është kurorëzuar me hedhjen e kapeleve në praninë themeluesit të Universitetit Motrat Qiriazi ,Robert Dako, stafit akademik, familjarëve dhe studentëve.Në fjalën e tyre përshendetëse dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe rektori i këtij Universiteti kanë ftuar studentët që të thellojnë edhe më tej studimet e tyre në ciklin e dytë të studimeve, pasi profesioni i juristit është më i kërkuari.Ceremonia e diplomimit është shoqëruar edhe nga e ftuara speciale, Ina Kosturi, mbesa e një prej studentëve të para të këtij Univeristeti në fillimet e saj. Gjatë ceremonisë së diplomimit janë shpërndarë edhe certifikata Nderi për studentët më të mirë. Diplomantët kanë përcjellë emocionet pozitive pas mbylljes me sukses të ciklit të parë të studimeve të ofruar nga stafi akademik i këtij Universiteti.