INSTAT: Janë rritur çmimet gjatë muajit shtator

Muaji shtator i ka rënduar më shumë xhepave të qytetarëve. Sipas të dhënave të INSTAT rritje kanë pësuar artikujt kryesor të shportës ushqimore por edhe një sërë shërbimesh.Kështu rritje ka pësuar nëngrupi ushqime dhe pije joalkolike ,librat shkollor me 1.8 përqind .Ndërkohë që rritjen më të madhe e kanë pësuar karburantet përkatësisht benzina me 2.4 përqind dhe nafta me 1.5 përqind.Ndërkohë që i vetmi nëngrup që ka pësuar ulje gjatë muajit shtator ka qenë Indeksi i grupit "qera, ujë lëndë djegëse dhe energji" që shënoi një ulje prej 1.0 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i qerave të banesave shënoi një ulje prej 2.3 përqind.