Shkëlqen Berisha, Lacio në çerekfinale

Lacio vazhdon të shkëlqejë dhe të fitojë me Rejën në stol dhe me Etrit Berishën në portë.Lacialët fituan mbrëmë 2-1 në Kupën e Italisë ndaj Parmës. Reja zgjedh të luaj në sulm me Pereiran në sulm dhe Berishën në portë, ndërsa Donadoni dyshen Casano e Sansone. Portieri tjetër shqiptar, Strakosha, ishte në stol ndërsa Cana është i dëmtuar. Lacio e nis mirë ndeshjen teksa ka raste të pastra. Në minutën e 25-të Anderson godet në hyrje të zonës, topi grushtohet nga portieri dhe përfundon në këmbën e Pereiras që e dërgon topin në rrjetë.Parma reagon me Kasanon që tenton nga një goditje këndi të cilën Berisha e pret pa vështirësi, por portieri i kombëtares shqiptare nuk mundi të frenoj golin në minutën e 43 ku u  mposht nga Biabiani i gjendur vetëm për vetëm me portierin pas krosit të Kaasanit.Gjithçka përfundon në barazim në pjesën e parë ndërsa e dyta fillon me Parmën më kërkuese por që nuk kalon dot Berishën për herë të dytë.Në finale Parma hidhet e gjitha para, por Lacio reziston dhe pikërisht atëherë kur  pritej që kualifikimi të shtyhej për në 30 minutat e shtesës, Bryan Perea rezervon finalen me një gol në minutën e 91-të. Kolumbiani u shpall dhe lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 7, ndërsa Berisha me notën 6.5, duke u vlerësuar shumë nga mediat italiane. Lacio me Berishën në fushë nuk ka humbur asnjë ndeshje.Deri më tani ai ka luajtur në 3 ndeshje në Europa League, 2 në Serinë A dhe një në Kupën e Italisë.