Strategjia e merkatos së Sedorf

Mbërritja e Seedorf do të ndryshojë edhe objektivat e merkatos së Milanit. Në orët në vazhdim do të ketë një takim kokë me kokë mes administratorit të deleguar Galiani dhe Seedof për të përcaktuar listën e përforcimeve.Në sulm Matri do të largohet në drejtim të Fiorentinës, ndërsa vendin e tij do ta zërë Petanja, tani duhet menduar për mesfushën dhe mbrojtjen. Trajneri hollandez pëlqen 19-vjeçarin Doria, që e ka pasur shok te Botafogo, ndërsa janë kthyer në modë edhe emrat e Diamantit dhe Maher.Kuqezinjtë e ndjekin prej kohësh 19-vjeçarin Doria, që i pëlqen shumë edhe  Juventusit, por tani me ardhjen e Seedorf gjërat mund të ndryshojnë. Trajneri i ri i kuqezinjve e njeh mjaft mirë mbrojtësin sepse ka luajtur për një vit e gjysmë te Botafogo. Por arritja e zgjedhjes së tij nuk do të jetë aq e thjeshtëj pasi në qershor duhet menduar për pista konkrete. Tifozët milanist e shohin Dorian si Thiago Silvën e ri të skuadrës. Ai ka shumë potencialitet sipas Klarens. Trajneri i ri i Milanit mund të zgjidh edhe çështjen e portierit. Pas largimit të Alegrit, Gabriel dhe Amelia mund të largohen në një tjetër skuadër.Në mesfushë po mendohet edhe njëherë për Diamantin. Tratativat për të marrë lojtarin e kombëtares italiane nga Milan kanë qenë të gjata por deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje. Kuqeblutë mund ta sakrifikojnë duke parë që janë në vështirësi. Një pistë që po ndiqet me mjaft interes është edhe Maher nga PSV. Holandezi është i ri ashtu si Seedorf në krye të Milanit dhe me kualitetin që disponon mund të garantoj cilësi për të ardhmen.