Berisha në Romë, mungon zyrtarizimi

Skuadra e Romës është shumë afër blerjes së talentit shqiptar që krahasohet me Zlatan Ibrahimoviç. Gazeta suedeze, “Aftonbladet” bazuar në informacionet e mbrëmshme nga kryeqendra italiane, ka raportuar se Roma është shumë afër blerjes të futbollistit shqiptar të talentuar të Helsingborgut dhe kombëtares U-17 të Suedisë, Valmir Berisha.Drejtori sportiv i Romës, Valter Sabatini, i njohur për transferimin e lojtarëve të duhur, mendon se bëhet fjalë për një lojtar shumë të talentuar. Sipas gazetës italiane, “Il Messaggero”, Roma është e gatshme të paguajë 300 mijë euro për Berishën, për të cilin ka shprehur interesim edhe Milan, Juventus, Liverpool etj.Pak ditë më parë ai ka folur për mediat italiane dhe është shprehur se Roma për momentin është hipoteza më e mire. Garsia ka vendosur në planet e tij edhe futbollistin e kombëtares U17 të Suedisë me orgjinë shqiptare. Berisha u shpall dhe golashënuesi më i mirë i botërorit të këtij viti që u zhvillua për U 17 dhe  është një nga talentet më të kërkuar.Në ditët e fundit të merkatos së Janarit, me shumë mundësi Valmir Berisha do të vendos se me cilën skuadër do të luaj, ndërsa Seria A dhe Roma duken se do të jenë destinacioni më i mundshëm i tij.