Kodi i etikës, AMA: Brenda janarit do miratohet kodi i ri

Pavarësisht paralajmërimeve, mediat audiovizive vijojnë të shkelin etikën, duke transmetuar imazhe që shkelin të drejtat e fëmijëve.Në përgjigje të këtyre rasteve Autoriteti i Medias Audiovizive, ka vendosur të mos limitohet vetëm në tërheqjen e vëmendjes, duke paralajmëruar se nga janari do të miratohet kodi i transmetimit.Në tryezën për ruajtjen e etikës në përcjelljen e lajmeve që prekin fëmijët, kryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë, Genc Pollo, këmbënguli në respektimin e ligjit dhe marrjen e masave nga AMA.Pak ditë më parë AMA tërhoqi vëmendjen ndaj disa mediave, të cilat shkelën etikën në rastet e raportimit të dhunimit të një gruaje në Durrës dhe vrasjen e katërfishtë në Korçë.