Integrimi i Ballkanit në BE, Ministri 27-vjeçar: Austria jep mbështetje të plotë

Ministri i ri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, është vetëm 27 vjeç dhe shpreh gjithë mbështetjen e tij për integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian.Ai do ta bëjë konkrete këtë kërkesë gjatë takimit që do të ketë këtë javë më homologët e tij të BE-së. Në një intervistë për agjensinë e lajmeve “Rojter Kurz” ai është shprehur:"Theksi im do të jetë zgjerimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor. Kemi shumë vende që kanë të ardhme në BE. Rajoni i Ballkanit ka nevojë urgjente për stabilitet dhe reforma dhe e ardhmja evropiane i sjell këto" .Do të jetë takimi i parë formal i Ministrave të Jashtëm të BE-së për Kurz, i cili është vetëm 27-vjeç dhe person që po forcon vazhdimisht pozitat e tij në Partinë Popullore të Austrisë.Në këtë intervistë ai thekson se Austria do të jetë partner i mirë dhe do të kontribuojë që këto vende t'i përmbushin kriteret për anëtarësim sa më shpejtë që të jetë e mundur.Duke marrë në analizë shtetet e Ballkanit me rradhë, ai thekson se Shqipërisë iu bllokua statusi i kandidatit si pasojë e dështimit në kalimin e legjislacionit të nevojshëm, ndërsa kërkesa e Bosnjës për anëtarësim është në pritje të reformimit të Kushtetutës së saj.Serbia u shperblye me nisje te negociatave për anëtarësim. BE-ja gjithashtu ka rënë dakord për të filluar bisedimet me Kosovën për lidhje më të ngushta.Ndersa Kroacia, në muajin korrik të vitit që lamë pas, u bë anëtarja e 28-të e BE-së. Mali i Zi i ka nisur bisedimet për anëtarësim, ndërkaq Maqedonia është kandidate për anëtarësim, megjithëse përpjekjet e saj janë bllokuar si pasojë e një mosmarrëveshjeje me fqinjin e saj, Greqinë.