Rama paralajmëron tatimorët: Mos guxonin të silleni si gjobëvënës, iku ajo kohë

Duhet se makthit dhe sorollatjeve të biznesit për rimbursimin e TVSH-së do ti vijë fundi.Të paktën kjo ka qenë detyra kryesore që kreu i shtetit shqiptar, Edi Rama, la për administratën tatimore, gjatë një takimi që pati me ta.Kryeministri kërkoi që brenda 60 ditësh të bëhet rimbursimi i TVSH dhe të mbyllet njëherë e mirë epoka e vonesave ne kthimin e kësaj takse tek ndërmarrjet private. Rama po ashtu bëri me dije se shumë shpejt qeveria në bashkëpunim me FMN do të rishikojë dhe rishkruajë legjislacionin tatimor, pasi sipas tij ai ka probleme dhe krijon përplasje konceptuale.“Rimbursimi i TVSH-së është anashkaluar në mënyrë të papranueshme. Rimbursimi i TVSH të bëhet brenda 60 ditëve, për të mbyllur një herë e mirë një epokë. Kjo do të jetë arritje si asnjëherë më parë dhe do të ndikojë dretëpërdrejtë në rritjen e të ardhurave. Iluzioni se duke mos rimbursuar TVSH dhe përmes këtyre parave shteti mund të bëjë më shumë, ka rrënuar ekonominë private por dhe ekonominë kombëtare gjithashtu”- tha Rama.Administrata tatimore duhet dhe mund të jetë në shërbim të taksapaguesve, tha Rama, duke theksuar domosdoshëmrinë e transformimit rrënjësor të sjelljes së administratës me tatimpaguesit.“Qytetarët shqiptarë sot kanë halle, probleme, konflikte për të cilat trokasin në dyert e shtetit dhe administratës, qytetarët tanë kanë dhe shpresa, ambicie të shprehur me votën e tyre për të gjetur një tjetër vullnet në momentin kur trokasin në derën e shtetit. Sigurisht se jo të gjitha hallet, pritshmëritë mund të zgjidhen menjëherë, shumë prej tyre duan kohën e tyre, po ka një kërkesë që duhet të zgjidhet menjëherë, qytetarët të dëgjohen,të mirëkuptohen dhe të shërbehen nga adminsitrata e shtetit. Sipërmarrësit janë njerëzit që ju duhet tu shërbeni me respekt dhe vetëdije se keni përballë jo dikë për ta gjunjëzuar, zhvatur, por dikë që keni detyrimin ta bëni të ndihet i kënaqur në radhë të parë nga sjellja juaj edhe kur nuk ka të drejtë. Nuk është sjellja ajo që përcakton drejtësinë e verimit tuaj, por vendimi i drejtë. Duhet krijuar energji pozitive. Nuk duhet të harroni se ju paguheni prej tyre. Administrata tatimore duhet të ketë kodin e vet të sjelljes, komunikimit në marrëdhënie me çdo kontributor, me çdokënd në këtë vend që ka vendosur të jetojë falë talentit dhe imagjinatës së vet si biznesmen. Është koha që biznesmeni të vendoset në piedestalin që i takon. Figurën e biznesmenit hajdut, kusar, të dyshimtë nuk e ka krijuar vetëm ajo pjesë që është sjellë si e tillë, por në radhë të parë sjellja harbute, sjellja prej kusari e vetë shtetit në raport me biznesin” tha Rama.Shefi i qeverisë shtoi se çdo shkresë që bëhet nga administrata tatimore duhet të reflektojë etikën e sjelljes, kurse çdo biznes duhet të njoftohet përpara kontrollit rutinë.“Nuk do të falim askënd që nuk do të kontribuojë vijën e re të sjelljes së shtetit me biznesin, më këdo qoftë që paguan taksat, me këdo qoftë që ka marrë përsipër të punojë, të vetëpunësohet apo të punësojë të tjerët. Etika e administratës tatimore nuk është vetëm sjellja sy më sy. Etika janë shkresat, procedurat, marrëdhëniet jo vetëm ballë për ballë, por edhe institucion dhe institucion mes shtetit dhe kompanisë. Është e domosdoshme që çdo shkresë të reflektojë këtë etikë, çdo gërmë e gjuhës shqipe të reflektojë këtë etike. Është koha për të reduktuar drastikisht vizitat fiskale. Trokitjet orë e pa orë në dyert e e kompanive të dyqaneve, rast e pa rast që shqetësojnë dhe shfokusojnë biznesin nga puna. Regjimi i vizitave dhe i kontrolleve të racionalizohet dhe të jetë i njohur paraprakisht nga çdo biznes që kontrollohet. Çdo kompani, pronar i një kompanie të lajmërohet përpara sesa të bëhet kontrolli. Të marrin fund befasitë e pakuptimta për kontrolle rutinë. Të respektohet në frymë dhe në germe ligji që e bën të qartë se kur, ku dhe pse kontrollohet. Rezultati i një kontrolli të mos kufizohet vetëm tek ajo që ne marrim, por edhe tek ajo që ne japim” u shpreh Rama.Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, theksoi se ne fillimin e punës janë zbuluar miliona dollarë evazion fiskal dhe se përpara ligjit janë çuar 60 persona.“E kemi nisur mirë dhe shumë mire. Përmbysëm trendin negativ. Kemi mbledhur 3 miliardë lekë më shumë se në 2012. Mblodhëm 2.1 miliardë lekë të ardhura më shumë se në 2012. Kemi bërë mrekulli kraharasur me cfarë derexheje ku e gjetem vendin. Ne do ta fitojmë luftën ndaj korrupsionit dhe nuk do të lejojmë askënd të prishë vizionin e rimëkëmbjes"tha Shehaj.Ndërkohë Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh se vullneti i administratës tatimore në luftën kundër korrupsionit është thelbësor.