Sulm kamikaz në Kabul, vriten 21 persona, 13 shtetas të huaj

21 persona, mes tyre një zyrtar i lartë i FMN-së dhe 4 punonjës të OKB-së, humbën jetën pas një shpërthimi me bombë dhe sulmi me armë, në një restorant të Kabulit.Wabel Abdallah, kreu i zyrës së FMN-së për Afganistanin, si dhe 4 civilë të stafit të OKB ndërruan jetë, në atë që shefi i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e quajti një “sulm të tmerrshëm”.Viktimat e tjerë ishin afganë, britanikë dhe një tjetër libanez. Lajmin për zyrtarin e FMN-së e konfirmoi më vonë edhe Christine Lagarde, drejtorja e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Abdallah, 60 vjeç, ishte i kombësisë libaneze.21 persona janë vrarë nga një sulm me bombë në një restorant të frekuentuar nga të huajt në kryeqytetin e Afganistanit, bëjnë të ditur zyrtarët.Zona në fjalë është bazë e shumë ambasadave dhe organizatave të huaja. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes, kur restoranti “Taverna du Liban” ishte i tejmbushur me njerëz që kërkonin në darkonin.Kamikazi aktivizoi eksplozivin që mbante, jashtë portës së restorantit të fortifikuar rëndshëm, tha zv/ministri i Brendshëm, Mohammad Ayoub Salangi. Dy persona të armatosur hynë më pas në restorant dhe nisën të “vrisnin pa dallim” njerëzit brenda tij.Salangi shtoi se edhe 4 gra ishin mes viktimave. Agresorët u qëlluan për vdekje më pas nga forcat e sigurisë, sapo ata mbërritën në vendngjarje.Vetëm pak orë më vonë, zyrtarë të OKB-së në Kabul thanë se 4 prej personelit të tyre, të cilët mund të kishin qenë në zonën e ngjarjes në atë moment, rezultojnë ende të zhdukur. “OKB po bën përpjekje për të qartësuar statusin e personelit të tij”, tha zëdhënësi Ari Gaitanis për AFP.Talebanët kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se ata qëllimisht kanë për objektiv zyrtarët e huaj.