Borxhi 1000 euro, mbajnë peng të riun gjatë gjithë natës, në pranga 3 persona

Një i ri është mbajtur peng për disa orë me radhë nga tre persona, për shkak borxhi prej 1000 eurosh që u kishte këtyre të fundit. Policia e Tiranës bën me dije se Bledi Ulqini, 22 vjeç është marrë peng nga shtetasit Emirjon Lala, Flogert dhe Erind Mzhika, të cilët e kanë mbatur përgjatë gjithë natës të izoluar në një banesë në Babrru.Vetëm në orët e para të mëngjesit forcat e komisariatit nr 4 kanë ndërhyrë duke liruar pengun dhe duke arrestuar 3 personat, si autorë të pengmarrjes.Sipas policisë, 22 vjeçari është në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërkohë që blute kane sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë pa leje, 50 fishekë, doreza dhe shkopa bejsbolli.Materialet lidhur me tre të arrestuarit iu referuan Prokurorisë për veprën penale “pengmarrje për gjobëvënie” e kryer në bashkëpunim.