KLD emëron krerët e 4 gjykatave të Apelit, dosja e Shtejfën Lleshit te Naço
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka emëruar krerët e 4 gjykatave të Apelit në vend, në Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Pasi u dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si Kryetar të Gjykatës së Apelit Shkodër gjyqtarin Fuat Vjerdha, Kryetare të Gjykatës së Apelit Vlorë Alma Liçaj, Kryetare të Gjykatës së Apelit Korçë Entela Priftin dhe Kryetar të Gjykatës së Apelit Gjirokastër Dritan Banushi.Tjetër çështje e trajtuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka qënë diskutimi i raportit "Mbi inspektimin e veprimtarisë së gjyqtarit Shtjefën Lleshi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë".Anëtarët e Këshillit i kërkuan Ministrit të Drejtësisë të vlerësojë iniciimin e proçedimit disiplinor ndaj gjyqtarit Shtjefën Lleshi, ndërsa raporti tu dërgohet edhe institucioneve të tjera.Ndërkaq është shpallur vendi vakant për funksionin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, ndërsa janë emëruar si gjyqtarë 15 magjistratë.Magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2011 – 2012:-Olkeda Lice, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;-Sokol Shehu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;-Matilda Llangozi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;-Lutfije Celami, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;-Rudina Palloi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;-Edvan Veçani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;-Erjon Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.Magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2012 – 2013:-Elona Mihali, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;-Marsela Dervishi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;-Erjon Bani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;-Luveda Dardha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;-Adelajda Gjuzi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;-Diamela Goxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;-Emona Muçi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;-Dritan Hasani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.