Konflikti për kromin në Bulqizë, ekzekutohet në prag të banesës 45-vjeçari

Është ekzekutuar me tre plumba në pragun e shtëpisë së tij, biznesmeni i kromit Hasan Talja.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në rrugën “Bajram Allaraj”, në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë.Ka qenë ora 21:00 e mbrëmjes kur viktima 42-vjeçar po kthehej në banesën e tij dhe në mometin kur po hapte derën është qëllluar me armë zjarri.Menjëherë pas kësaj ai është dërguar për në Spitalin Ushtarak, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruarr jetë. Në vendngjarje brenda pak minutash kanë mbërritur edhe forca të shumta policie të komisariatit numër 1 dhe specialistë të Drejtorisë së policisë Tiranë.Janë ngritur edhe pistat e para të hetimit ku dhe dyshimet kryesore janë mbi aktivitetin ekonomik të viktimës. Burimet nga policia sqaruan se Hasan Talja zotëronte një galeri kromi prej 8 vitesh në Bulqizë,në zonën D.Biznesmeni ndërkaq ka patur edhe disa konflikte në qytetin e Bulqizës pikërisht për kromin. Të njëjtat burime nga blutë e Tiranës pohojnë se janë shoqëruar disa persona mbremjen e së premtes në Tiranë, dëshmitarë në vendngjarje dhe persona të cilët mund të kenë dijeni për konfliktet e 42- vjeçarit.Pavarësisht hetimeve nga policia e Tiranës, ende nuk ka të dyshuar konkret për atentatin mafioz ndaj biznesmenit të kromit. Nga hetimet në vendngjarje mësohet se atentati është kryer nga dy persona,ku njëri prej tyre ka qëlluar mbi Taljen.Për këtë ngjarje nga blutë e kryeqytetit është kërkuar edhe bashkëpunimi i policisë së Dibrës,për verifikmin e të gjitha konflikteve.Ndërsa edhe vëllai i viktimes, sipas policisë është arrestuar 2 vjet më parë, edhe ai për konflikte mbi galeritë e kromit, ku në mjetin e tij u gjetën 300 kg lëndë eksplozive.