Berisha akuza qeverisë: Nunët e kriminelëve, ekzekutojnë me pritë lidhjet që i rrezikojnë
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim qeverisë lidhur me vrasjen e dyfishtë në Kavajë. Në një reagim në rrjetin social facebook, ai thekson se qeveritaret per te zhdukur gjurme te hershme te lidhjeve te tyre me krimin po i ekzekutojne me prite shteterore ato.“Te dashur miq, vrasjet, cdo dite maskat, cdo nate tritoli, trafiqet kane dominuar si kurre ndonjehere me pare javet e para te ketij viti. Krimi ne shtetin policor te Edi Rames eshte ne revansh te papermbajtur. Qeveritaret per te zhdukur gjurme te hershme te lidhjeve te tyre me krimin i ekzekutojne me prite shteterore ato. Policet, te shnderruar ne gjobvenes, nuk merren me me krimin dhe kriminelet, trafikantet apo maskat. Ne teresi per te gjitha keto akte nuk ka autor. Policia merret vetem me gjobvenie dhe mbledhjen e gjobave te vena ne kundershtim me ligjin per te plackitur pa maska qytetaret. Situata po degradon me shpejtesi çdo dite” thekson ai.Për ish-Kryeministrin, qeveritaret aktuale jane shoket, nunet e krimineleve te ish bandave me te rrezikshme dhe banditeve, andaj sipas tij krimi nuk pyet me per Policine por eshte ngjitur ne zyrat e shtetit duke filluar nga zyra e kryekreut.“Rama eshte i njohur boterisht per lidhjet e tij te gjithanshme me: "banden e rruges se Kavajes", "banden e Lushnjes", "Hakmarrjen per Drejtesi" dhe disa te tjera me te cilat kur drejtonte Bashkine lante para, rrembente prona por edhe kuti votimi. Po shkojme drejt pasigurise se plote dhe kaosit!” përfundon Berisha.Një ditë më parë Astrit Gjepali u ekzekutua në një atentat mafioz sëbashku me kunatin e tij teksa po udhëtonte drejt burgut të Peqinit, ku vuante dënimin. Ne atentatin e 16 janarit u plagos edhe kunati tjetër i Gjepalit Ilirian Sulkja dhe 23-vjeçari Maringlen Balliu, banor i zones që u ndodh rastësisht në vendngjarje.Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka cilësuar të rëndë ngjarjen kriminale."Ishte një ngjarje e rëndë, për shkaqe që tashmë dihen, për shkak edhe karrierës të theksuar kriminale të personave të përfshirë. Jemi në hetim, të shohim", tha Tahiri.Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë vijuar me intensitet gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që shërbimet e policisë kanë shoqëruar mbi 30 persona për të dhënë dëshmi që mund të çojnë në zbardhjen e atentatit.Në pyetje janë marrë dhe punonjës të burgut të Peqinit, si dhe të dënuar të këtij burgu në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se informacioni mbi datat dhe orën e kthimit të Gjepalit në burg, të kenë dalë pikërisht nga persona të stafit të burgut ose të dënuar të tjerë.