Mjerimi i familjes Zhuzhi, realiteti i hidhur i periferisë së Durrësit
Çdo histori mjerimi ka ne thelb dhimbjen, skamjen, padrejtesine dhe natyrisht ndryshimin mes tyre.Kamera e Ora News eshte ndalur ne familjen Zhuzhi, nje nga familjet me probleme me te mprehta ekonomike ne periferine e Durresit, e cila perballet me kushtet e nje mjerimi te tejskajshem.Nje familje e tere e papune, ku e zonja e shtepise gatuan buken e perditshme me miellin e mbetur per te mbijetuar.Femijet si ato zogjte e vegjel presin me syte hapur ate ushqim te paket qe ju ofron nena e tyre, duke enderruar qe nje dite dhe ata si shoket e tyre te kene nje jete me te mire dhe te mos e gdhijnë mengjesin me barkun bosh.Per ta nuk ka rroba te reja, lodra, ushqime te shijshme, per ta nuk ka festa. Gesjanit te vogel, Viti i Ri i iku pa i lene pas nje kujtim te bukur.Largohemi nga familja Zhuzhi me shpresen qe dikush te kujtohet dhe ta ndihmoje kete familje, me shpresen qe nje dite te kete drejtesi dhe shteti te punesoje te pakten nje familjar.Me shpresen qe histori te tilla njerezore te jene sa me te pakta dhe femije si Gesjani te kene te drejten e ligjshme per te jetuar si te tjeret. Asgje me pak dhe asnje me shume.