Atletico Madrid në çerekfinalen e Kupës së Mbretit
Atletico Madrid nuk di të ndalet as në Kupën e Mbretit. Skuadra e Diego Simeones siguroi një biletë për në çerekfinale, pasi fituan pastër 2-0 ndaj Valencias. Ndeshja e parë e zhvilluar në Mestalla kishte përfunduar 1-1.Kjo përballje e dytë nisi me ritëm të lartë, me vendasit që morën më shumë inicativën për zhbllokuar rezultatet, por sulmuesi Diego Kosta në minutat 51 dhe 27 nuk arriti të tundë rrjetën e portës së Valencias. Në minutat e fundit të pjesës së parë formacioni i Diego Simeones e rriti edhe më shumë presionin në portën e Guaitas, por mungoi saktësia në përmbylljen e aksioneve. Miqtë nga Valencia, edhe pse i kushtuan më shumë rëndësi fazës mbrojtëse, tentuan disa herë portën kryesisht nga distanca, ndërsa iu afruan golit në të 42-ën me Bernat.Fraksioni i dytë i ndeshjes nis në mënyrën e duhur për Atletikon, që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 51-të me Godin, i cili kërceu fuqishëm në shtyllën e dytë pas një goditjeje këndi nga e majta. Reagimi i Valencias ishte i menjëhershëm, por Tibo Curtois në dy momente i mohoi sërish golin fillimisht Postigës e më pas Michel.Deri në minutën e fundit të ndeshjes Valencia bëri gjithçka për ta çuar këtë sfidë në kohën shtesë, por goli i Raul Garsias i dha frymëmarrje stadiumit Visente Kalderon, që tashmë pret të mësojë emrin e kundërshtarit në çerekfinale, që do të jetë e kualifikuara e çiftit Atletik Bilbao - Betis Sevilla.