Greva e ish të burgosurve, LSI: Të negociohet sa më parë
Lëvizja Socialiste për Integrim u ka bërë thirrje përfaqësuesve dhe autoriteteve qeveritare të gjejnë urat e komunikimit dhe të shtrojnë për diskutim problemet e ish të burgosurve politikë, pas aktit të rëndë të shënuar ditën e sotme.Sekretari i kësaj force politike, Luan Rama në një dalje për mediat shprehi keqardhje ndaj tentativës për vetëflijim të grevistit Gjergj Ndreca, ndërsa theksoi se është në të mirë të parandalimit te një agravimi të mëtejshshëm të situatës, që përfaqësues të qeverisë të ulën në tavolinë më përfaqësues të grevistëve, për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat dhe problermatikat që i kanë shtyrë ata drejt mbajtjes së grevës së urisë.Luan Rama e ka konsideruar të patolerueshmë si trajtimin politikisht të grevës së urisë, ashtu dhe tantativat për ta instrumentalizuar këtë grevë dhe përdorur për qëllime politike.LSI në përfundim deklaroi se është kundër qëndrimeve refraktare, pasi në një shoqëri demokratike duhet të mbizotrojë fryma e dialogut.“Një grevë e tillë e organizuar nga kushdo qoftë ka nevojë për vëmendje, dialog dhe transparencë. Ftoj atutoritetet e qeverisë të gjejnë rrugët për komunikim” përfundoi ai.Paraditen e sotme ish i perndjekuri politik, Gjergj Ndreca i ka vënë flakën vetes, per t`u veteflijuar, ndërkohë që ish të burgosurit e tjerë greviste kanë ndërhyrë me urgjencë për ta ndihmuar e për të shuar flakët.Për shkak të plagëve Ndreca është dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet sëbashku dhe me grevististin Llazi Koçi, i cili është lënduar gjatë tentativës per ta ndihmuar Ndrecen t`i shuante flaket.Ish te burgosurit politik ndodhen prej 16 ditesh ne greve urie, nga e cila kane kercenuar se nuk do te dalin gjalle, pa marre me pare garancine qe gjithe kerkesat e tyre qe lidhen se pari me demshperblimin te gjejne zgjidhje.