Analiza vjetore e policisë Vlorë,7500 kg marijuanë e sekuestruar në 2013
1714 vepra te ndryshme penale jane shenuar gjate vitit 2013 ne qarkun e Vlores, ndersa jane zbuluar rreth 72 % e tyre, ku prej 1593 autoreve komisariatet ne varesi te Drejtorise se ketij qarku kane arrestuar 492 persona, 943 po ndiqen ne gjendje te lire dhe 158 te tjere jane shpallur ne kerkim.Ne analizen vjetore te kesaj Drejtorie, e cila per here te pare u zhvillua me dyer te mbyllura, i pranishem ka qene edhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Artan Didi. Gjate analizes nje vemendje e veçante u tregua ne luften kunder trafikimit te lendeve narkotike, ku nga ana e ketij sektori jane sekuestruar 7 ton e 500 kilograme kanabis sativa,si dhe 8.899 kilograme heroine.Për vitin 2013 ne Qarkun e Vlorës, lufta kundër fenomenit te kultivimit te bimëve narkotike ka qene nder prioritetet e kesaj Drejtorie, ku janë evidentuar 60 raste te kultivimit te bimëve narkotike per te cilat jane shoqeruar 8 persona, nga te cilat 4 janë arrestuar, 1 proçeduar ne gjendje te lire dhe 3 janë shpallur ne kërkim.Mesohet se gjate vitit qe lame pas nga policia e ketij qarku jane ndaluar 5 persona te shpallur ne kerkim per vrasje, 7 te tjere per vrasje te mbetur ne tentative si dhe rreth 130 te tjere per vepra te ndryshme penale. Gjate vitit 2013 ka rene numri veprave te evidentuara me 241 vepra me pak.