Burgu Drenovë, shkarkohen 11 punonjës pas gjetjes së 4 fletë-sharrave në paraburgim

Skandali më i fundit në burgun e Drenovës, në qelitë e të cilit u gjetën sharra dhe celularë, u ka kushtuar vendin e punës 11 punonjësve të këtij institucioni. Drejtoria e Burgjeve bëri me dije se janë shkarkuar 6 gardianë, 4 operatorë dhe 1 oficer.Vendimi për shkarkimet është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas zbulimit të fletëve të sharrave në qelive të personave që janë arrestuar se kanë dhënë ndihmën e tyre në arratisjen e Admir Tafilit bashkë me 6 të dënuar të tjerë, përkatësisht në dhomën e Olsion Maçit, Albi Mecicnit dhe Elvis Lamit.Veç shkarkimit nga puna, 11 punonjësit janë çuar edhe në procedim penal në lidhje me këtë ngjarje.