Drini 30 metra nga zona e vdekjes, s’ka reshje, Fierza nuk prodhon mjaftueshëm energji

Ulet prodhimi i energjisë elektrike në vend. Kjo ka ardhur si pasojë e reshje shumë të pakta gjatë muajit të parë të këtij viti, por edhe si rezultat i një konsumi më të lartë të energjisë gjatë muajve të ftohtë të dimrit.Sipas Korporatës Elektroenergjitike, niveli i Fierzës është rreth 275 metra, një nivel i konsideruar mjaft i ulët duke marrë parasysh stinën ku jemi.Situata vështirësohet edhe më shumë, pasi CEZ ka shtuar kerkesen per energji, kjo edhe per shkak te rrijes natyrale te konsumit, nderkohe qe prurjet kete fillim viti jane 3 here me pak se një vit më parë.Gjatë stinës së dimrit në vendin tonë vlerësohet se është edhe niveli më i lartë i konsumit të energjisë elektrike me mbi 20 milion kw.Ndërkohë në Hidrocentralin më të madh në vend, në Fierzë, niveli i ujit vazhdon të bjerë me ritme më të shpejta, si rrjedhojë e mungesës prej kohësh të reshjeve të shiut apo dëborës.Aktualisht prodhimi i energjisë elektrike nga Hidrocentrali i Fierzës është i pjesshëm në mënyrë që të mos arrihet pika e vdekjes së këtij Hidrocentrali.Në këtë mënyrë Fierza, e cila prodhon sasinë më të madhe të energjisë për nevojat e vendit punon vetëm disa orë në ditë.Burime nga salla e komandës së Hidrocentralit, bëjnë të ditur se prurjet e ujit nga lumi Drini i Zi dhe i Bardhe, apo përrenjve që derdhen në liqenin e Fierzës gjatë ditës së sotme janë rreth 70 metër kub ujë në sekondë.Prurjet janë mjaft të ulëta për periudhën, gjë që kanë sjellë edhe rënien e nivelit të ujrave, që në orët e mëngjesit ka arritur në 273,60 metra mbi nivelin e detit.Temperaturat relativisht të larta për këtë periudhë dhe mungesa e reshjeve janë shkaqet kryesore të rënies së nivelit të ujit.Liqeni i Fierzës që shërben si rregullator i ujërave edhe për 2 Hidrocentralet e tjerë të mëdhenj të kaskadës së Drinit, Komanit dhe Vaut të Dejës, në nivelin maksimal të tij ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2,7 miliard metër kub ujë në nivelin e 296 metra mbi nivelin e detit.Ndërsa në nivelin minimal prej 242 metra mbi nivelin e detit, rezervat ujore janë vetëm 1,2 miliard metër kub ujë që nuk janë të shfrytëzueshme për prodhim energjie.