Tiranë, alarm fals për bombë në Shkollën Ekonomike Profesionale

Policia e Tiranës është vënë në alarm sot, pasi është sinjalizuar për vendosjen e një bombe në shkollën Ekonomike Profesionale.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të policisë dhe forcat xheniere, të cilët kanë kanë bërë evakuimin e personave brenda ambjenteve të shkollës.Gjithashtu policia ka kontrollur ambjentet e shkollës ku ka konstatuar se bëhej fjalë për një alarm fals.Ndërkohë policia është duke hetuar për identifikimin e personit i cili telefonoi në numrin 129 duke dhënë alarmin e rremë, që dyshohet të jetë pikërisht një nxënës i kësaj shkolle.