Çështja "Gërdeci", Ylli Pinari kërkon lirinë me kusht
Një nga të akuzuarit kryesor për tragjedinë e Gërdecit, Ylli Pinari, kërkon lirinë me kusht në gjykatën e Tiranës.Ish-drejtori i i MEICO-s në kohën kur ndodhi shpërthimi tragjik i ka dorëzuar argumentat e tij gjykatësit Petrit Çomo.Avokati i Pinarit sqaroi se klienti i tij vuan nga zemra dhe ka nën kujdesin e tij nënën e tij 85-vjeçare,pasi ajo jeton e vetme pas divorcit të Pinarit me gruan e tij.Ndërkohë që Pinarit i kanë mbetur edhe 2 vjet e 4 muaj burg për të shlyer nga dënimi 10 vjeçar që mori nga gjykata e Apelit.Pinari është i vetmi që ka mbetur në burg nga të akuzuarit kryesorë të Gërdecit, pasi të tjerët kanë përfunduar dënimet e tyre.Ndërkohë që ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha, përfitoi azil politik në SHBA, pas denimit të tij me 6 vjet burg në mungesë nga gjykata shqiptare.