Shkrihet Qendra e Artit, Kumbaro: Ka patur abuzime me fondet e 100-vjetorit
Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës nuk do të ekzitojë më, me vendim qeverie kompetencat e saj do ti kalojnë Ministrisë së Kulturës.Titullarja e Ministrisë, Mirela Kumbaro, tha se arsye e shkrijes është abuzimi me fondet dhe borxhi i lënë pas nga aktivitet e 100-vjetorit të pavarësisë.Gjithashtu me vendim qeverie, Teatri i Komedisë do të quhet nga sot e tutje “Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli".Borxhi që ka Ministria e Kuturës është 950 mijë euro. Projekte te ndryshme artistike dhe kulturore do të mbështeten nga Ministria e Kulturës edhe nëpërmjet një aplikimi online ku do të plotësohen formularët.Kumbaro tha se drejtori i TK do të zgjidhet nga Kryeministri brenda pak ditësh.PROJEKTLIGJ, MIRATUAR NË MBLEDHJEN E DATËS 15 JANAR 2014 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së ShqipërisëV E N D O S I:Në ligjin nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:Neni 1Në pikën 3, të nenit 5, bëhen këto ndryshime:1. Shkronja “ç” shfuqizohet.2. Shkronja “e” ndryshohet, si më poshtë vijon:“e) Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”;”.Neni 2Neni 14 shfuqizohet.Neni 3Kreu IV, “Organizimi dhe funksionimi i Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës”, shfuqizohet.Neni 4Neni 26 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 26 Financimi i projekteve dhe veprimtarive artistike e kulturore1. Ministria përgjegjëse për artin dhe kulturën, nga fondi buxhetor i miratuar për çdo vit, financon:a) projekte të paraqitura nga persona fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre artin dhe kulturën;b) projekte dhe veprimtari artistike e kulturore, të cilat konsiderohen të rëndësisë së veçantë dhe që kanë një buxhet që arrin mbi 40 për qind të fondit vjetor për projekte.2. Ky fond nuk i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit publik.3. Procedurat, që ndiqen për financimin e projekteve artistike, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij neni, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.Neni 5Neni 27 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 27 Miratimi i veprimtarive artistike e kulturore1. Miratimi i veprimtarive artistike e kulturore për artin dhe kulturën bëhet nga ministri përgjegjës për artin dhe kulturën, me propozimin e kolegjiumit, të përbërë nga:a) personalitete të gjinive të ndryshme të artit, të përcaktuara me urdhër të ministrit përgjegjës për artin dhe kulturën;b) nëpunës civile të nivelit të lartë dhe të mesëm, drejtues të strukturave përgjegjëse që mbulojnë secilën nga gjinitë e artit në ministrinë përgjegjëse për artin dhe kulturën.2. Kriteret dhe afatet në lidhje me kërkesëpropozimet për mbështetje financiare, të parashikuara në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 26, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për artin dhe kulturën.”.Neni 6Pas nenit 27 shtohet neni 27/1, me këtë përmbajtje:“Neni 27/1Kompetencat e kolegjiumit1. Kolegjiumi ka këto kompetenca:a) Përzgjedh dhe klasifikon projektet e artit nga pikëpamja e vlerave artistike, kulturore, edukative sociale dhe ekonomike;b) Miraton veprimtari artistike-kulturore për artin dhe kulturën, në përputhje me përcaktimet e bëra në nenin 26, të këtij ligji.c) Nxit krijimtarinë artistike kombëtare dhe i propozon ministrit përgjegjës për artin dhe kulturën organizimin e konkurseve kombëtare dhe skema të tjera vlerësimi në gjini të ndryshme të artit.2. Mënyra e funksionimit të kolegjiumit përcaktohet me urdhër të ministrit përgjegjës për artin dhe kulturën.”.Neni 7Kreu VII, “Subjektet private të artit dhe kulturës”, shfuqizohet.Neni 8Pika 2, e nenit 34, ndryshohet, si më poshtë vijon:“2. Ministria përgjegjëse për artin dhe kulturën, në zbatim të politikave të saj, organizon konkurse kombëtare dhe skema të tjera vlerësimi në gjini të ndryshme të artit. Kushtet dhe masa e shpërblimit të fituesit përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për artin dhe kulturën.”.Neni 9Dispozita kalimtare dhe të funditÇdo akt nënligjor do të zbatohet për aq kohë sa nuk bie në kundërshtim me këtë ligj.Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.