Berisha-Arvizu ‘shkrijnë akujt’, takimi i parë që prej zgjedhjeve të 23 qershorit
Para 23 qershorit, takimi mes Sali Berishës atëherë Kryeministër dhe Ambasadorit amerikan nuk përbëntë lajm, por sot pas më shumë se gjashtë muajsh lideri historik i politikës shqiptare dhe diplomati amerikan kanë shtrënguar duart mes tyre, duke lënë pas përplasjet deklarative dhe publike dhe shkrirë malin e akullt që i mbante larg.
Ambasadori amerikan ka kaluar vetëm një rrugicë të qëndrës së Tiranës për të qëndruar për më shumë se 40 minuta në zyrën e re të Berishës. Momenti më delikat i mardhënieve Berisha-Arvizu u shënua në kohën e debatit për armët kimike, ku diplomati amerikan vuri pikëpyetje mbi rolin e Berishës së dorëhequr në PD.
Në njoftim zyrtar të zyrës së ish-Kryeministrit nuk citohet asnjë deklaratë e Ambasadorit amerikan, por vetëm shqetësimet e ngritura prej Berishës dhe akuzat e forta ndaj kryeministrit Rama.Berisha shprehu shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet ne procesin e integrimit të Shqipërisë, ku tha se me veprimet e këtyre muajve të parë të qeverisjes, z Rama, nën moton "nuk zbatojmë ligjet e Berishës", po shkon në drejtim të kundërt me përmbushjen e standarteve duke dhunuar dhe rrëzuar sistematikisht me vendime qeverie Kushtetutën dhe ligjet e vendit.Gjithashtu ish-Kryeministri ka ngritur me mjaft shqetesim dhe shkarkimet ne administrate. Ai tha se Rama, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe standartet evropiane po shkatërron administratën shtetërore duke shkarkuar drejtuesit dhe punonjësit e specializuar dhe po I zëvëndëson këta me militantë politik.
"Ai ka vendosur në krye të Policisë së Shtetit një komisioner të Partisë Socialiste, në krye të Agjensisë së Pastrimit të Parave ka vendosur kryefinancierin e PS, në krye të Institutit të Statistikave anëtarë dhe drejtues të strukturave të PS dhe G-99, ndërsa në krye të Komisionit të Prokurimit Publik ka vendosur një nga personat më të politizuar të vendit, i cili përcakton fituesit e tenderave sipas porosive nga lart", ka theksuar Berisha.Gjithashtu Berisha, i tha Ambasadorit amerikan se qeveria Rama-Meta po sulmon institucionet e pavarura të vendit me procedura antikushtetuese dhe antiligjore, dhe sipas tij një shembull i qartë në këtë aspekt është përpjekja për shkarkimin e kryetares të ILDKP-se me qëllim që të sigurojnë fshehjen e pasurisë së tyre si dhe të ushtrojnë presion mbi sistemin gjyqësor dhe hallka të tjëra të shtetit, kjo sipas tij e ka bere qe gjykatësit sot te refuzojnë çështje në të cilat paditet qeveria.Në këtë kuadër Berisha theksoi se sot në gjykatat e vendit, përfshi edhe atë Kushtuese, kanë gjykatës të kërcënuar me jetë nga segmente të pushtetit, ose edhe nga nga vet Rama.Marrëdhenjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ambasadorit amerikan, Aleksander Arvizu, ka pasur ulje dhe ngritje te ndjeshme, ku ne shume raste nuk kane kursyer dhe akuza te moderuara per njeri-tjetrin.Kjo beri qe kur Drejtori për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore vizitoi Tiranen, Ambasadori Arvizu te mos e shoqeronte ate ne takimin qe pati me ish-Kryeministrin Berisha.