Inçesti në Lushnje, 13-vjeçarja akuzon të atin dhe dy kushërinjtë

Një histori e rëndë inçesti është zbuluar në Lushnjë, pas denoncimit që një e mitur 13 vjeçe i ka bërë babait të saj në polici. Ngjarja e dytë e rëndë në pak ditë që trondit mbarë opinionin publik ka ndodhur në fshatin Lekaj të Lushnjës.Pas abuzimit sistematik të të atit, e mitura ka vendosur ta kallëzojë atë në Polici. Pasi është marrë në pyetje përreth 5 orë në prani të psikologes, vajza 13-vjeçare ka rrëfyer se me të kanë abuzuar seksualisht dhe dy kushërinj të saj si dhe një shoku i tyre.Policia ka vënë në pranga menjëherë babanë e vajzës, shtetasin Bashkim Leka, si dhe dy kushërinjtë e të miturës Ardis e Bertol Leka, si dhe shokun e tyre Fation Gashi.Mësohet se e mitura jetonte me të atin dhe gjyshin e tij, ndërsa babai ishte divorcuar prej kohësh nga e ëma e saj. E mitura, e traumatizuar nga abuzimet ndaj saj është marrë nën kujdesin e psikologëve.