Basha takon Teuta Arifin: Ura bashkëpunimi për qytetarët e Tetovës dhe Tiranës

Politika shqiptare kohët e fundit e ka kther vëmendjen tek zhvillimet në Maqedoni. Në vazhdën e liderve maqedonas,  Shqipërinë e ka vizituar këtë radhë Kryetarja e Komunës së Tetovës, i cili është qyteti me numrin më të lartë të shqiptarëve. Teuta Arifi është takuar me kryebashkiakun Lulëzim Basha me të cilin ka diskutuar për më shumë bashkëpunim midis dy qyteteve.Kryetarja e Komunës së Tetovës deklaroi se janë të interesuar më së tepërmi për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe arsimit.Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryetarja e komunës së Tetovës premtuan se do të vijojnë me takime deri në vendosjen e urave të forta të bashkëpunimit për qytetarët e Tetovës dhe Tiranës.