Tiranë, hiqen lëndët kimike të rrezikshme në ish-ndërmarrjen kimike ushtarake

Inspektoriati i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe me repartet e specializuara të    Ministrisë së Mbrojtjes, me anë të një operacioni  ka realizuar me sukses të plotë, heqjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme nga një ndërtesë dy katëshe, pjesë e ish-ndërmarrjes kimike ushtarake, në rrugën “Myslym Keta”, në Tiranë.Për shkak të rrezikshmërisë tepër të lartë, operacioni për zhvendosjen  ekëtyre lëndëve kimike është bërë në masa të rrepta sigurie. Në orët e para të mëngjesit u bë evakuimi i banorëve të zonës nga vendbanimet e tyre, jashtë perimetrit të rrezikshmërisë.  Operacioni zgjati për rreth 5 orë.Pas paketimit dhe zhvendosjes nga Reparti i Kimikes pranë Forcavetë Armatosura të Shqipërisë, u bë dezinfektimi i ambjentit ku ndodheshin kimikatet dhe pastrimi i gjithë zonës përreth.Ndërkohë Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka ndjekur nga afër dhe në kohë reale aksionin nga fillimi deri në përfundimin me sukses të tij. Kreu i Inspektoriatit të Mjedisit, Ergys Agasi shprehet  se “Tashmë zona është e pastruar tërësisht”.Lëndët e rrezikshme kimike kanë qëndruar mbi 20 vjet në këto ambiente dhe nuk ruheshin apo administroheshin nga asnjë strukturë shtetërore. Nga specialistë të fushës këto lëndë konsiderohen tepër të rrezikshme për jetën e banorëve dhe të ambientit në të cilin atogjendeshin.